E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Broja, Tuchel ndryshon mendim

Armando Broja do të provojë një eksperiencë unikale me Chelsea edhe pse e ardhmja e tij është ajo që ka më shumë rëndësi për momentin. Ende pa një skuadër të qartë në avantazh në garën për të transferuar shqiptarin, ditët e merkatos po shtrëngojnë dhe shtatlarti duhet të vazhdojë të stervitet me skuadrën për të mos humbur formën fizike. Pasi u la jashët listës së turneut amerikan nga trajneri Thomas Tuchel, tekniku duket se ka ndryshuar mendim duke e thirrur t’i bashkohet skuadrës në kontinentin amerikan.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike sipas të cilave, 20-vjeçari do të bashkohet me grupin gjatë kësaj jave. “The Athletic” shton se për momentin asnjë klub nuk ka bërë hapin e madh për ta afruar shtatlartin ndërsa West Ham që e kishte vendosur në krye të prioriteteve është hedhur në sulm frontal për italianin e Sassuolos, Gianluca Scamacca. Everton është gjithashtu në medyshje për emrin që duhet të zëvendësojë brazilianin Richarlison ndërsa Newcastle nuk ka dhënë më sinjale. Miqësoren e parë amerikane, Chelsea do ta luajë në datën 17 korrik kundër Club America.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›