E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sterling zyrtarizohet tek Chelsea

Lëvizja e Raheem Sterling te Chelsea është zyrtare: sulmuesi i kombëtares angleze mbërrin në Londër duke u larguar nga Manchester City pas shtatë sezonesh. Klubi londinez njoftoi blerjen e talentit të lindur në vitin 1994, duke postuar një foto të 28-vjeçarit me fanellën e Bluve.

Në faqen zyrtare të klubit londinez lexohet: “Ylli anglez Raheem Sterling i është bashkuar Chelsea nga Manchester City me një kontratë pesëvjeçare. Sulmuesi ka qenë një nga interpretuesit kryesorë të City në shtatë vitet e fundit, duke shënuar dopio shifra për golat në secilën prej atyre sezoneve dhe duke arritur suksese të mëdha, përfshirë katër tituj të Premier League. Një driblues i drejtpërdrejtë që luan mirë në çdo pozicion prapa treshes së përparme ose vetëm pas një sulmuesi qendror, 27-vjeçari përdor një kombinim të përsosur të aftësive, shpejtësisë dhe kohës për të torturuar mbrojtësit, si me topin në këmbët e tij, ashtu edhe me vrapimet e tij vazhdimisht productive”.

Sterling, fjalët e para si lojtar i Chelsea: “Para së gjithash, është kënaqësi të jem këtu. Padyshim që kam arritur shumë në karrierën time deri tani, por ka ende shumë për të bërë dhe mezi po e pres me fanellën e Chelseat, nën drejtimin e Thomas. Londra është shtëpia ime është vendi ku filloi gjithçka për mua, dhe është e mahnitshme që tani kam mundësinë të luaj para miqve dhe familjes javë pas jave në Stamford Bridge”.

“Dua të përfitoj nga ky rast për të falënderuar Todd, Behdad, grupin e pronarëve, Thomas, dhe të gjithë të përfshirë në proces që më sollën këtu. Mezi pres të filloj tani dhe të vazhdoj të flas në fushë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›