E Diel, 1 Nëntor 2026

Brokaj Berisha imiton Zogun dhe ne shitjen e trojeve

Deklaratat e kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me ngritjen e nje memoriali te ri ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise dhe po keshtu ridimensionimi i figures se Ahmet Zogut jane pare me shqetesim nga nje pjese e opinionit ne vend. Ne nje prononcim per Shqip politikani i njohur Sabit Brokaj deklaron se ndihet i cuditur por edhe i shqetesuar nga deklaratat e kryeministrit Berisha te bera ditet e fundit per sa i perket nismave te qeverise per festimin e 100-vjetorit te Pavaresise. Shqetesimin kryesor per keto deklarata Brokaj e sheh tek nje lidhje e afert qe Berisha i ben aktit te Pavaresise se Shqiperise me kohen e qeverisjes se vendit nga mbreti Zog. Sipas tij nga deklaratat e bera duket se Berisha kerkon qe memorialin e ri tia perkushtoje me shume Ahmet Zogut sesa Pavaresise. Ne dy njoftime te bera nga media ne 24 ore Berisha foli per nje memorial dhe ate e lidhte me shume me mbretin Zog sesa me vete Pavaresine e Shqiperise - konstaton politikani dhe kardiologu i mirenjohur ne vend duke theksuar se eshte pikerisht qellimi i kryeministrit ti ngaterroje keto dy ngjarje historike. Por sipas Brokajt kjo analogji ndonese eshte teper shqetesuese nuk eshte e rastesishme. Sipas tij gjate gjithe viteve te tij politike Berisha eshte perpjekur te imitoje Ahmet Zogun ne te gjitha aspektet negative te drejtimit qe ai i ka bere Shqiperise. Ne kete kuader politikani i njohur kujton historine dhe faktin e shitjes se territoreve shqiptare nga mbreti Zog. Mendoj se kjo ndodh sepse Berisha ka 20 vjet qe e adhuron dhe kerkon te imitoje Zogun. Ketu mund te permend edhe imitimin qe i ben per sa i perket tradhtise kombetare kur Berisha u perpoq ti shiste ujerat territoriale tek Greqia - deklaron Brokaj duke i bere njekohesisht Berishes thirrje per moszbehjen e shenjterise se procesit te Pavaresise se Shqiperise. Sabit Brokaj ka qene prej shume legjislaturash deputet i Kuvendit te Shqiperise ne mbeshtetje te partive te majta ne vend. Ai gjithashtu ka nje njohje te vjeter me kryeministrin shqiptar Sali Berisha nisur edhe nga fakti se te dy kane qene kardiologe te njohur ne vend. Por vitet e fundit duket se mes te dyve nuk ka pasur me asnje marredhenie. Deklarata e kryeministrit per ngritjen e nje memoriali te ri me rastin e festimeve te 100-vjetorit te shtetit shqiptar kane ngjallur pasiguri nisur nga mundesia e eklipsimit te monumentit kryesor te ndertuar per kete ngjarje kyce te historise se Shqiperise qe ndodhet ne Sheshin e Flamurit ne Vlore. Gjate lajmerimit per nje monument te tille Berisha dy dite me pare nuk kurseu as levdatat per figuren e Ahmet Zogut duke e quajtur ate njesoj te rendesishem me themeluesin e Pavaresise Ismail Qemalin. Sipas Berishes roli i Ahmet Zogut ne historine e Shqiperise ende nuk ka marre dimensionin qe i takon sepse Zogu ishte edhe njeri qe beri te mundur qe Pavaresia e Shqiperise te ishte nje proces i konsoliduar. Duhet te nderojme mbretin e pare te shqiptareve i cili beri te mundur qe pavaresia te shnderrohet ne nje realitet te konsolidohet. Themelet e shtetit qe u hodhen ne Vlore u konsoliduan gjate Mbreterise se Zogut I - deklaroi Berisha dy dite me pare gjate mbledhjes se radhes te Keshillit te Ministrave. Nga ana tjeter kryeministri ka bere te qarte se 100- vjetori duhet te jete nje vit gjate te cilit do te behet nje rishikim i figurave historike ne vend. Ne kete kuader kryeministri theksoi se historia duhet ti shikonte figurat e rendesishme te vendit ne nje drite te barabarte dhe jo te gaboje me perzgjedhjen e tyre sic u be gjate periudhes komuniste ne vend. Po keshtu ai i ftoi historianet qe pergjate ketij viti te nxirrnin ne drite fakte te reja per historine e vendit te cilat per nje arsye apo tjetren nuk ishin bere publike me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›