Brace Kryeministri i ka shpallur lufte Vlores
Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace u shpreh dje i indinjuar per sa i perket asaj qe ai e quajti lufte te kryeministrit Berisha ndaj Vlores. Permes nje deklarate ne faqen e tij ne rrjetin e njohur social Facebook Brace thekson faktin se Berisha po mundohet ta zevendesoje figuren historike te shqiptareve Ismail Qemalin me Ahmet Zogun. Sali Berisha i ka shpallur lufte historise se Vlores Vlora eshte thelbi yne. Vlora eshte selia historike e shtetit tone Sali Berisha po kerkon te na lere pa identitet Ismail Qemali eshte burri i pare i shtetit dhe i Shqiperise qe kemi... Sali Berisha kerkon ta zevendesoje me Ahmet Zogun - shprehet deputeti i PS-se Erjon Brace duke marre si feedback edhe shume komente dhe mbeshtetje nga qytetaret qe perdorin rrjetin social. Por me shume se ky konstatim Brace kerkon qe opozita te reagoje ashper ne lidhje me kete qendrim. Opozita nuk ka reaguar ende. Une dua ta duartrokas fort deputetin Eltar Deda por nuk mjafton per ta ndalur kete turp kombetar - thekson Brace duke i bere keshtu thirrje lidershipit te PS-se per te reaguar. Ende nuk dihet nese opozita do te reagoje zyrtarisht ne lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha por burime bejne te ditur se nje reagim do te vije ne momentin qe kreu i qeverise do te beje publike ne menyre te detajuar se cfare nenkupton me kete memorial te ri. Deklarata e Berishes ka ngjallur irritim nga disa grupe te caktuara ne lidhje me kete projekt por edhe kuriozitet ne lidhje me permbajtjen e ketij monumenti te ri. Ne lidhje me kete projekt te permendur dy dite me pare nga ana e kryeministrit ka shume pikepyetje sa i perket vendit ku do te ndertohet ky memorial dhe po keshtu ne lidhje me simboliken qe ai do te percoje. Ne ditet e ardhshme priten me shume detaje ne lidhje me kete projekt i cili eshte renditur si nder kater me te rendesishmit qe do te ndertohen me rastin e ketij pervjetori te shenuar. Perkujtimet per 100- vjetorin e Pavaresise do te nisin ne daten 28 nentor te ketij viti dhe do te kulmojne ne kete date ne vitin 2012 kohe ne te cilen do te shenoje 100-vjetorin e krijimit shteti shqiptar.