E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e paleve me 28 dhe 29 Nentor

Rishkrimi i historise Festat

100-vjetori i krijimit te shtetit shqiptar duhet te kete si nje qellim kryesor nje unifikim me te madh te paleve politike ne vend qe ne terma te tjera perfaqesojne shoqerine shqiptare. Por gjasat per arritjen e ketij qellimi duket se jane minimale per shkak se politika shqiptare vijon te jete e ndare ne lidhje me nje ceshtje teper te rendesishme kombetare sic eshte data e clirimit te vendit nga pushtuesi gjate Luftes se Dyte Boterore. Gjate kohes kur ne pushtet ishin socialistet kjo date perkujtohej ne daten 29 Nentor zyrtarisht dhe dy ditet konsideroheshin si festat kombetare. Por situata ka ndryshuar pas vitit 2005 kur me ardhjen e demokrateve ne pushtet 28 Nentori u vleresua zyrtarisht si e vetmja date kombetare ne vend qe permblidhte ne te daten e Pavaresise dhe po keshtu te lirimit te vendit. Keto dy qendrime te ndryshme per festat kombetare kane bere qe ne menyre te perseritur drejtuesit politike ne vend te festojne me menyre te ndare dhe ne dite te ndryshme. Kete situate duket se nuk do ta ndryshoje as festimi i 100-vjetorit te Pavaresise kohe ne te cilen palet pretendohet te jene te bashkuara per me shume unitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›