E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në memorialin e dy të pushkatuarve nga komunizmi: Falenderoj Berishën.

Share

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi sot komunën e Buçimasit në Pogradec, ku përuroi memorialin e ngritur nga kjo komunë për dy të rinj intelektualë durrsakë, Skënder Çela, 23 vjeç e Mark Toci, 22 vjeç, masakruar pa gjyq natën e 30 dhjetorit 1946 nga regjimi komunist i kohës.

Duke vendosur një buqetë me lule në këtë memorial, Topalli përshëndeti të pranishmit, duke thënë se sot pas 65 vjetësh jemi në një ditë kujtese të terrorit e represionit që solli sistemi që lamë pas. Jemi në një ditë përuljeje në kujtim të dy të rinjve për sakrificën e jetës së tyre. Është një memorial i thjeshtë, por flet shumë. Falënderoj me këtë rast kryeministrin Sali Berisha, që u dha titullin Martirë të Demokracisë dhe u shpreh dhimbjen familjarëve të tyre, tha ajo.

Gjithashtu, zonja Topalli bëri apel për historianët duke thënë shkruani historinë siç është e mos u ndikoni nga propaganda, shkruani të vërtetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›