E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Jahjaga: Kosova, faktor stabiliteti në rajon

Kryeministri Berisha me Presidenten e Kosovës, Jahjaga

TIRANË- Progresi i gjithanshëm i Kosovës ka bërë që ajo të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon, u theksua në takimin që Kryeministri Sali Berisha, zhvilloi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Zyra e Shtypit e Kryeministrisë njoftoi se, Berisha zhvilloi sot një takim miqësor me Presidenten Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Durrësit.
Berisha vlerësoi rolin dhe kontributin e Jahjagës në konsolidimin e Republikës së Kosovës, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Nga ana e saj, Presidentja Jahjaga, i shprehu Kryeministrit Berisha ngushëllimet më të thella për humbjen e jetëve në aksidentin tragjik në Himarë, një ngjarje që tronditi thellë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston në të gjitha fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës, si interes jetik i qytetarëve të të dy vendeve. Në bisedime u trajtuan dhe zhvillimet në rajon./E. K./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›