OKB- Ban Ki Mun hetim dhunës në Mitrovicë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vuri në dijeni ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremic gjatë një takimi së do të hetohet për vdekjen e ushtarit paqeruajtës ukrainas në përleshjet mes forcave të UNMIK dhe protestuesve serbë të Mitrovicës.
Takimi mes Jeremic dhe Ban Ki Mun është zhvilluar në Nju Jork. Ata kanë diskutuar për situatën në Kosovë dhe për zgjedhjet e 11 majit në Serbi.
Bani Ki Mun shprehu shqetësimin për perspektivën e zgjedhjeve të 11 majit, pasi ndërkombëtarët favorizojnë demokratët. Nga ana tjetër ministri i Jashtëm serb Jeremic deklaroi se Serbia do të kërkojë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të deklarojë të paligjshme shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj si shtet nga vendet e tjera. Jeremic kërkoi që UNMIK dhe rezoluta 1244 të vazhdojë ta qeverisin Kosovën. AktualishtUNMIK ndodhet në fazën e kalimit të pushtetit tek institucionet kosovare në përputhje me planin Ahtisari.