Ndoka : Rikompozimi i qeverisë kërkon analiza
Vetëm një analizë konkrete e punës së ministrive mund të vërë në pah se sa të nevojshme janë ndryshimet në kabinetin qeveritar. I kësaj ideje është kryetari i partisë demokristiane, zoti Nard Ndoka. Ai tha se nuk duhen vënë kushte për rikompozimin e qeverisë. Nga ana tjetër ai e vlerësoiftesën që iubë vendit tonë për në NATO si notë positive për mazhorancën. Kreu i partisë demokristiane e sheh të nevojshme gjithashtu edhe reformën zgjedhore. Sipas tij duhen kryer ndryshime në kushtetutë dhe në kodin zgjedhor në mënyrë që të realizohen këto reforma. (V.N)