E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown, bisedime për largimin e trupave nga Afganistani

Kryeministri britanik Gordon Brown ka planifikuar të zhvillojë bisedime intensive vitin që vjen për të diskutuar për largimin e trupave ushtarake nga Afganistani. Kreu i qeverisë ka ofruar në mënyrën më të qartë deri më tani një strategji të mundshme largimi për trupat britanike nga Afganistani. Në fjalimin e tij më të rëndësishëm të vitit mbi politikën e jashtme, Brown tha se ai shpresonte se një konferencë ndërkombëtare që ai planifikon të drejtojë në fillim të vitit të ri, do të përcaktojë afate për transferimin hap pas hapi të rajoneve nën kontrollin afgan. Ky ishte fjalimi i dytë më i rëndësishëm i Brown-it për Afganistanin gjatë javëve të fundit, një reflektim i shqetësimit në rritje të qeverisë mbi rënien e përkrahjes publike për luftën. Ashtu si edhe më parë, Brown e lidhi praninë e Britanisë në Afganistan me sigurinë në vend. Ai paralajmëroi se nëse trupat ndërkombëtare do të largoheshin nga vendi, talebanët mund të rimarin pushtetin dhe t'i ofrojë vend të sigurt al Kaedas për të planifikuar sulme në perëndim. Brown bëri thirrje për një proces gradual të kalimit të përgjegjësisë për sigurinë, tek forcat afgane. Ndër të tjera ai paralajmëroi se al-Qaeda është rreziku më i madh për Britaninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›