Brown mbron misionin e Britanisë në Afganistan
Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, theksoi se forcat ndërkombëtare në Afganistan po pengojnë dhe po pamundësojnë veprimtarinë e kryesisë së rrjetit terrorist të Al Qaidës, duke mbrojtur njëkohësisht përfshirjen e vendit të tij në luftë.
Në mënyrë të durueshme, ne po pengojmë dhe po pamundësojmë veprimtarinë e kryesisë ekzistuese të Al Qaidës. Që nga janari i vitit 2008, janë vrarë me dhjetëra zyrtarë të lartë të Al Qaidës, gjë që ka ulur dukshëm moralin e kësaj organizate, tha Brown.
Ai ofroi që në fillim të vitit të ardhshëm të jetë një nikoqir i një konference ndërkombëtare në Londër, në të cilin do të diskutohet afati kohor, brenda të cilit forcat e huaja do tia bartin përsipër kompetencat forcave afgane, proces ky i cili mund të fillojë në fillim të vitit 2010.
Dëshiroj që në këtë konferencë të krijohet një kornizë gjithëpërfshirëse politike, brenda se cilës mund të kompletohet strategjia ushtarake, tha Brown.
Broën pranoi se kërcënimi ndërkombëtar mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare të Britanisë, duke veçuar me këtë rast Al Qaidën.
Jemi në Afganistan, ngase besojmë se nëse talebanët forcohen, Al Qaida sërish do të ketë një ambient, brenda të cilit mund të manovrojë, nënvizoi Brown.