Obama Jintao: Kina-SHBA-ja të shmangin proteksionizmin
Presidenti kinez Hu Jintao ka thënë një një konferencë të përbashkët për shtyp me homolugn e tij amerikan, Barack Obama, se të dyja vendet duhet ta shmangin proteksionizmin. Kreu shtetëor i Kinës, shtoi se të dyja plaët, duhet të vazhdojnë të kenë konsultime për të gjetur mënyra për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe mosmarëveshjeve në çështjet e tregëtisë. Proteksionizmi ekonomik, është një çështje për të cilën Kina ka shprehur shqetësim. Konferenca e përbashkët për shtyp e dy liderëve është zhvilluar pas takimit që Obama dhe Jintao patën në Pekin, në një kohë që shefi i Shtëpisë së Bardhë po zhvillon vizitën e tij zyrtare. "Si presidenti Obama ashtu edhe unë, besojmë se për momentin situata ndërkombëtare vazhdon të pësojë ndryshime të thella dhe komplekse. Por, ka sfida globale në rritje dhe vendet në botën e sotme janë bërë më të ndërvarura. Në këtë kontekst ka rëndësi që të rrisim bashkëpunimin ndërkombëtar", ka thënë Jintao. Ndërsa Obama tha se partneriteti i Kinës, kishte qenë kritik në përpjekjet e Amerikës për të dalë nga recesioni më i rëndë prej dekadash. Bisedimet gjithashtu u fokusuan në ndryshimin klimaterik dhe në çështjen bërthamore në gadishullin korean. Në vijim Obama do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë kinezë. Lideri amerikan i cili nuk shoqërohet nga familja e tij në këtë turne, do të vizitojë edhe "qytetin e ndaluar" dhe "murin e madh të Kinës". Më herët , gjatë këtij turneu në Azi, ai ndaloi në Japoni dhe në Singapor. Nga Kina ai largohet të mërkurën.