E Diel, 1 Nëntor 2026

Lideri libian Gedaf, takim me kryeministrin italian Berlusconi

Lideri libian Muhamar Gedaf pati ditën e hënë një takim në Romë me kryeministrin italian Silvio Berlusconi.
Gjatë mbërritjes në rezidencën e qeverisë italiane Gedafi dhe Berlusconi pozuan së bashku për fotografët. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë afruar shumë kohët e fundit. Italia e pushtoi Libinë në vitin 1911 gjatë luftës me Turqinë dhe sundoi për një periudhë 30 vjeçare në këtë vend. 20.000 libianë u vranë në betejë dhe nëpër kampe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga vendi. Kryeminstri italian në shtator kërkoi ndjesë për sundimin kolonial prej 30 vjetësh në Libi nga italianët, dhe si dëmshpërblim u ra dakord që qeveria e shtetit italian të paguajë pesë miliardë dollarë.
Sipas marrëveshjes Italia gjithashtu do të ndihmojë edhe në ndërtimin e autostradës në veri të Libisë që e lidh këtë shtet me dy vendet fqinje Egjiptin dhe Tunizinë.
Ndërkohë lideri i Libisë premtoi se do të shtrëngojë më shumë kufinjtë për mijëra emigrantë të paligjshëm që largohen çdo vit në Itali nëpërmjet Mesdheut.
Të hënën Gedafi u bëri thirrje OKB-së t'i japin fund blerjes së tokave në kontinentin Afrikan duke e konsideruar këtë gjë si "feudalizëm", dhe që shumë shpejt mund të përhapet edhe në Amerikën Latine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›