E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown reforma të reja për emigrantët. Anglishte e detyruar për të gjithë

Programi elektoral Laburistët kërkojnë të bëjnë për vete shtresën e mesme për të fituar një tjetër mandat

Reforma por tolerancë zero për ata që janë përgjegjës për “sjellje antisociale” dhe masa të rëndësishme për emigrantët të cilëve do u kërkohet njohja perfekte e anglishtes. “Të vish në Britaninë e Madhe është një privilegj dhe jo një e drejtë”. Laburistëve u duhet të bëjnë për vete shtresën e mesme britanike që duket paksa konfuze në prag të zgjedhjeve të ardhshme të 6 majit, duke u zhvendosur drejt qendrës dhe zbuluar recetën që i dha Tony Blair-it fitoren tre herë rresht. Ndoshta është pak vonë për fitoren e katërt, por programi elektoral që Gordon Broën ilustroi në Birmigam është një kompromis mes premtimeve të ndryshimeve të mëdha politike dhe nevojës për të rikthyer sigurinë tek shtresa e mesme e zhgënjyer dhe e dobësuar nga kriza ekonomike. Slogani i kryeministrit, në garë për të marrë rikonfirmimin e anglezëve, është i qartë: “Dua një shtresë të mesme më të fortë se kurrë”. Laburistët thonë se e ardhmja do të jetë “ose e progresit ose konservatore dhe jo e të dyjave”. Pak inovacion, ambientalizëm, optimizëm për të ardhmen që do të shoqërohen nga grushti i hekurt kundër atyre që kryejnë krime, forcimit të kontrolleve në kufij dhe selektimit rigoroz për vizat hyrëse. Reforma, rregull dhe ndëshkime, laburistët mbështeten tek modernizimi, janë larg nga ekstremistët ksenofobë por të ndërgjegjshëm se tema e emigracionit apo ajo e kriminalitetit nuk mund të jenë tabu të paprekshme, por çështje për tu zgjidhur dhe përballuar. Njerëzit, lexohet në faqen 76 të programit elektoral “kanë nevojë të dinë që emigracioni është i kontrolluar dhe se rregullat janë të qarta për të gjithë”. Refugjatët do të gjejnë mbrojtje por do të intensifikohen veprimet kundër emigrantëve klandestinë. Laburistët premtuan se do ti nënshtrohem programit të gjuhës angleze ata që kërkojnë leje qëndrimi apo pune në vend. “Emigrantët që flasin anglisht rrjedhshëm do të gjejnë punë më shpejt dhe do të integrohen më lehtë. Kështu që do të bëjmë testin e anglishtes më të vështirë. Emigrantëve do tu kërkohet edhe njohja e vlerave dhe traditave të popullit britanik”.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›