E Diel, 1 Nëntor 2026

E bija, favoritja kryesore në listë

Francë Le Pen largohet nga drejtimi i Partisë

Politika franceze kthen një faqe në historinë e saj: Jean-Marie Le Pen, figura e referimit të së djathës ekstreme transalpine bëri me dije se do të heqë dorë nga drejtimi i partisë, Fronti Nacional, në mes të janarit të vitit 2011 kur do të zhvillohet kongresi tjetër. Në garë për për të marrë drejtimin e kësaj partie, favorit kryesor mbetet Marine, vajza e tij. “Nuk do të jem kandidat në krye të formacionit politik që themelova 38 vjet më parë”, tha Le Pen 81-vjeçar, në përfundim të një mbledhjeje në Nantë, në rrethinat e Parisit. Në ditët e kalura Le Pen kishte përjashtuar kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. I zgjedhur deputet për herë të parë në vitin 1956, gjatë Republikës së katërt, Le pen ka qenë pesë herë kandidat për zgjedhjet presidenciale. Ai e ka themeluar Frontin Nacional në vititn 1972 dhe partia e tij në mesin viteve 80-të fitoi përkrahje të madhe, në veçanti mbi përpjkjet për luftën ndaj emigracionit. Në vitin 2002 Le Pen arriti kulmin e lavdisë , duke u kualifikuar për në turin e dytë për zgjedhjet presidenciale përballë presidentit Jacques Chirac, pasi kishte mundur kandidatin socialist Lionel Jospin në turin e parë. «Nuk kam asnjë peng dhe asnjë keqardhje», siguroi Le Pen teksa i drejtohej gazetarëve. Kur anunçoi pak ditë më parë se nuk do të garojë për Elizeun, Le Pen nuk shprehu asnjë preferencë për pasardhësin e tij. Nuk dihet nëse drejtimin e partisë do e marrë vajza e tij, Marine Le Pen apo krahu i djathtë, Bruno Gollnisch, të dy zëvendëspresidentë të FN. «Do të jenë anëtarët ata që do zgjedhin”, tha ai.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›