E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown rrit presionin mbi presidentin e Zimbabve. Mugaben

Kryeministri britanik, Gordon Brown Londër, 7 Dhjetor, 11:03, NOA - Kryeministri britanik, Gordon Brown, u ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe udhëheqësve afrikan që të rrisin presionin mbi presidentin e Zimbabve Robert Mugabe.

Brown tha se epidemia e kolerës nga e cila deri tani kanë vdekur pothuajse 600 vetë është një dëshmi e rrënimit të sistemit të qeverisjes në Zimbabve.

Epidemia tani ka filluar të përhapet edhe në vendete fqinje të Afrikës Jugore dhe Botsuanës.

Ndërsa kriza shëndetësore po shndërrohej në krizë rajonale, kryeministri Brown shpresonte që fqinjët e Zimbabvesë do të vendosnin që të vepronin së bashku kundër Mugabe.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›