Obama i kërkoi falje Hillarit

Njeriu që shkruajti fjalimet e presidentit të sapo zgjedhur, Barack Obama, sot publikisht i kërkoi falje të emëruares për sekretare të shtetit, senatores Hillary Clinton. Ai i kërkoi falje për foton e publikuar prej tij, ku ish- kandidatja brenda partisë demokrate për presidente, Hillary Rodham Clinton, shihej duke pirë birrë e bërë flirt me dy të dehur. Njeri prej tyre, e që duket në krahun e majtë, është vetë autori që realizojë këtë fotografi vërbatëse, e cila pati jehonë të madhe humori por me zararë.
Dy të rinjtë e prenë foton e Hillarit, të marrë nga një poster i madh sa që edhe është realisht trupi i saj dhe e vendosen në mes të tyre, origjinal siç tregohej në fotografin e bërë në një klub nate. Kjo foto ngjalli reagime të shumta dhe u quajt poshtëruese, por autorët e saj prej atëherë nuk ndien asnjë lloj pendimi, duke e marrë atë si një shaka sensasionale.
Gjithë kjo ngjarje ndodhi me njeriun që tashmë do të jetë në krah të Obamës në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.