E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët shqiptarë protesta në Zvicër kundër planit 6 pikësh

Gjenevë - Emigrantët shqiptarë protestojnë sot para selisë së OKB-së kundër planit gjashtë pikësh të Ban Ki Munit. Këshilli organizativ i "Mërgimtarëve shqiptar në Zvicër" ka ftuar të gjithë shqiptarët në këtë shtet t’i bashkangjiten protestës për të kundërshtuar planin 6 pikësh që prek sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Protesta mbështetet edhe nga shqiptarët e tjerë në të katër anët e globit. Disa kohë më parë një protestë e tillë kundër këtij plani është zhvilluar edhe në Nju Jork pëpara selisë së OKB-së. Protestat vijnë në kohën kur Prishtina zyrtare gjendet nën presion diplomatik për të pranuar planin 6 pikësh të kreut të OKB-së, Ban Ki Mun, për vendosjen e EULEX-it në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›