Shqipëria, mundësi të mira për të blerë prona

Tiranë, 7 Dhjetor, 11:10, NOA - Shqipëria ofron mundësi të mira për të blera prona. Kjo deklarohet nga analisti për parashikimet e pronave jashtë Britanisë së Madhe Liam Baily. Kjo gjë është bërë e ditur në një faqe interneti për pronat.
Sipas Bailyt pozitivja për të blerë në Shqipëri, lidhen me faktin se ekonomia është në rritje, ndërsa thekson se muajin e shkuar u prezantua në vend një qendër ndërkombëtare biznesi.
Ndërkaq Bailiy thotë se një “organizatë për pronat” ka lajmëruar se do të shpenzojë rreth 100 milion euro në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të Ballkanit. Baili, rekomandon ata që kërkojnë të blejnë prona, t’i kthejnë sytë nga Shqipëria.
Ai thotë se në Tiranë mund të blihet një apartament i rehatshëm me vetëm 42 mijë paund. Ndërsa shton se një plan me apartamente luksoze, është planifikuar vetëm disa km jashtë kryeqytetit.
c.a/NOA