Brown, shënjestër e shtypit britanik

Akuzat ndaj kryeministrit Gordon Brown për trajtim të keq të personelit të tij vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes të gazetave ditore në Britani.
The Times në titullin kryesor të saj flet për kulturë të frikës në selinë e kryeministrit në Dowing Street, numër 10.
Sipas The Times, shumica e shërbyesve civilë që punojnë në qendër të qeverisë së Gordon Brownit kanë frikë të sfidojnë mënyrën se si drejtohet Downing Streeti. Përkundër pretendimeve për një 'tolerancë zero' ndaj trajtimit të keq, shkruan gazeta, një sondazh i brendshëm i kryer me personelin e administratës së qeverisë që është parë nga gazeta tregon se një e treta duan të largohen, dhe 6 % prej tyre duan të japin dorëheqje sa më parë që të jetë e mundur.
Gazeta thotë se më pak se gjysma e të anketuarve kanë thënë se ndiheshin të sigurt që të thonë mendimin e tyre.
The Daily Telegraph po në faqen e parë thotë se emri i kryeministrit Gordon Brown është përmendur në një ankesë dërguar me e-mail në një organizatë bamirëse kundër keqtrajtimit.
Sipas gazetës, kjo akuzë ka nxehur debatin edhe më shumë midis selisë së kryeministrit dhe organizatës bamirëse rreth mënyrës së trajtimit të stafit nga ana e kryeministrit.
The Daily Telegraph thotë se përkundër një fushate të orkestruar të partisë laburiste për të vënë në dyshim besueshmërinë e drejtueses së organizatës bamirëse, Christine Pratt qëndroi prapa pretendimeve të saj se kishte pasur tri-katër kërkesa nga personeli i qeverisë që flasin për trajtim të papranueshëm në vendin e punës.
The Independent thotë se shërbyesi më i lartë civil i selisë së kryeministrit ka bërë një thirrje të jashtëzakonshme drejtuar stafit që të ngrenë zërin, nëse kanë qenë të trajtuar me prepotencë.
Sipas gazetës, Jeremy Harwood u ka bërë thirrje atyre që të raportojnë çdo rast të keqtrajtimit apo frikësimit, ndërsa debati rreth sjelljes së Gordon Brownit ndaj zyrtarëve ka paralizuar qendrën e qeverisë.
Gazeta po ashtu njofton se edhe drejtuesja e organizatës bamirëse akuzohet se ka vepruar politikisht dhe se ka bërë shkelje të konfidencialitetit të viktimave të keqtrajtimit.
Sipas gazetës, të pesë anëtarët e këshillit drejtues të organizatës bamirëse, duke përfshirë ish-ministren konservatore, An Widdecombe, mbrëmë kanë dhënë dorëheqje.
(BBC)