E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fakte të reja për vdekjen e Jackson

Një incizim dramatik është duke qarkulluar këto ditë nëpër internet që ka të bëj me momentin para se të vdiste Michael Jackson, ku është duke u dëgjuar një zë për ndihmë.

Kjo mund të jetë një provë e re për akuzim ndaj mjekut personal të Jackson.

Në incizim është një punëtor i Los Angelos nga shërbimet e zjarrfikësve ku kërkon ndihmë mjekësore duke thënë: “Pacienti është Michael Jackson dhe nuk ka puls dhe nuk mund të marr frymë”.

Në incizim punëtori jep ndihmën e parë por pa sukses.

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve në Los Angelos tha se ai nuk mund të konfirmoj asgjë nëse është njëri nga punëtorët e kësaj kompanie.

Nëse këto janë prova të vërteta atëherë ato do të paraqiten në gjykatë dhe kjo nuk shkon në favor të mjekut Conrad Murray, pasi ai deklaroi që Michael në atë kohë ka qenë i ngrohtë dhe me impuls para se ta qonte në ambulancë.

Ky incizim mund të jetë vërtet një provë përfundimtare, pasi që edhe Murray pranon qe i ka dhënë pacientit qetësues shumë të fort te tipit Propofol.

Dr Murray (56) në fillim tha për departamentin e zjarrfikësve të Los Angelos që e ka kontrolluar ate në orën 10:50 por si duket 911 e ka pranuar thirrjen e tij në orën 12.21.

Ndërsa avokati i mjekut këtë e ka quajtur vetëm një gabim nga ana e Conrad.

Por prokuroret do ta gjykojnë këtë akt, por ai shpreson që do ta argumentoj këtë gjë, por me sa duket në momentin kur ai ka bërë thirrje 911, e ka lënë vetëm të ndjerin dhe kjo cilësohet si një pakujdesi e madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›