Bruceloza, vaksinohen mbi 50 mijë krerë të imta në Vlorë
TIRANË- Rreth 53 mijë bagëti të imta janë vaksinuar brenda pak ditësh në Qarkun e Vlorës.
Fushata e vaksinimit në kuadër të Projektit PAZA financohet me rreth 5.7 milionë nga Bashkimi Evropian dhe 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit. “Një pikë në sy” do të zgjasë për 45 ditë, periudhë gjatë së cilës do të angazhohen plotësisht 750 veterinerë në të gjithë vendin.
"Kjo fushatë kombëtare vaksinimi është një nismë shumë e rëndësishme. Është projekt madhor në mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pasi siguron shëndet të plotë të kafshëve dhe konsumatorëve", - tha drejtuesi i Projektit PAZA, Robert J. Conor.
Nga regjistrimi i fundit i fermave ka rezultuar se në Qarkun e Vlorës janë 6 mijë e 345 ferma me rreth 390 mijë të imëta. Nga ky numër, rreth 230 mijë të imëta janë në fshatrat e Vlorës, rreth 113 mijë në fshatrat e Sarandës dhe mbi 45 mijë në zonën e Delvinës. Deri më tani janë vaksinuar dhjetëra mijëra krerë të imëta në Shkodër, Berat, Korçë, etj.
Rreth 2.5 milionë krerë dhi dhe dele do të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve dhe në mbyllje të këtij procesi do të jetë nën kontroll të plotë shëndeti i kafshëve, rreth 85 mijë fermerëve dhe pronarëve, që kanë kontakte të drejtpërdrejta me bagëtitë.
(ma.ar/BalkanWeb)