Arrestimet në Presheve, Topi e Berisha i dënojnë: Akte shoviniste
TIRANE - Presidenti Bamir Topi dënon arrestimin e 8 shqiptarëve në Preshevë, duke i cilësuar ato skenare ogurzinj të kryera nga forcat ultranacionaliste serbe.
“Këto veprime të paramenduara që shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e popujve të rajonit tonë”, thuhet në reagimin e presidentit.
Topi deklaroi më tej se këto akte shoviniste të serbëve nuk mund të trembin shqiptarët.
“Tashmë në Evropën demokratike asnjë skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo qoftë nuk mund të trembë shqiptarët, t’i terrorizojë ata dhe t'i largojë nga të drejtat e tyre legjitime për të jetuar të barabartë e në paqe në trojet e tyre amtare”, thuhet në deklaratë.
BERISHA: SHQIPTARËT TË DËNOJNË ME VOTË AKTET PRIMITIVE TË BEOGRADIT
Kryeministri Berisha reagoi sot ndaj arrestimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave theksohet se kryeministri Berisha dënon arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga falangat serbe, në ditën e heshtjes elektorale.
“Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit.” -thuhet në deklaratë.
Kryeministri Berisha mbështet edhe deklaratën e krerëve të tre komunave të Luginës së Preshevës, teksa shton se aktet e shëmtuara të autoriteteve të Beogradit duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
ARRESTIMET, SHQIPTARËT PROTESTOJNË NË BUJANOVC
Ndërkohë që mijëra shqiptarë kanë protestuar sot në Sheshin “Skënderbeu”, në Bujanovc , ndaj arrestimeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kryetarët e dy komunave, asaj të Bujanovcit dhe Preshevës, kanë thënë se shqiptarët nuk e kanë ndërmend t’i nënshtrohen këtij terrori serb dhe se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në Luginën e Preshevës.
SERBIA: TE ARRESTUARIT DYSHOHEN PER KRIME LUFTE
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, u ka thënë gazetarëve në Vranjë se “policia ka arrestuar në jug të Serbisë tetë persona, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve”. Sipas Daçiç, aksioni i xhandarmërisë serbe realizohet me urdhëresën e Prokurorisë për krime lufte.
Dy nga tetë personat janë arrestuar se kanë rezistuar gjatë bastisjeve, kurse i treti për posedim armësh, ka thënë ministri serb.
Sipas tij, nën dyshimet për krime lufte janë arrestuar Elhami Salihi, Mustafa limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi. Të gjitha arrestimet janë kryer në komunën e Bujanocit.
Prokurori i Serbisë, për krime lufte, Vladimir Vukçeviç, ka thënë se shqiptarët e arrestuar, dyshohen për krime lufte, gjatë luftës së vitit 2001, në Luginën e Preshevës.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS: Thirrje për uljen e tensioneve ndëretnike Arrestimet në Serbi e Maqedoni, DioGuardi: Shqiptarët nuk janë terroristë Arrestimet e shqiptarëve, protestë në Luginën e Preshevës