E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vidhte hekura për skrap, arrestohet 50-vjecari

ELBASAN- Një 50 vjecar nga Elbasani, babai i dy fëmijëve, është arrestuar në flagrancë sot duke vjedhur skrap në godinat e amortizuara të ish- Kombinatit Metalurgjik.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se “është arrestuar në flagrancë 50 vjecari Shkëlqim Hazizolli, me banim në fshatin Katund i Ri, në rrethin e Elbasanit, pasi që në orët e para të mëngjesit kishte shkuar në një godinë të amortizuar të ish- kombinatit dhe prej andej mblidhte skrap për ta shitur atë.

Policia sekuestroi një sasi hekurash të marra nga 50 vjecari, ndërsa mësohet se ky shtetas nuk e kishte për herë të parë që mblidhte skrap në ambjentet e ish- kombinatit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›