Protesta në Preshevë: Beograd, ndalo dhunën ndaj shqiptarëve!
Preshevë- Pas protestave të djeshme në Shkup kundër arrestimit të shqiptarëve ka patur protesta edhe sot në Bujanoc.
Me mijra shqiptarë kanë kunërshtuar arrestimin e 8 shqiptarëve nga Serbia, dhe kanë kërkuar uljen e dhunës dhe terrorit serb në rajon.
Protestat janë zhvilluar në sheshin Skënderbeu, ku përvecc shqiptarëve maqedonas ka patur mbështetës edhe nga Maqedonia.
Tubimi është shoqëruar dhe me forca të shumta policie të cilat kanë tëntuar të provokojnë disa herë situatën.
Sipas agjencisë së lajmeve INA, kreu i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi theksoi se Serbia po tenton që të dëbojë shqiptarët nga trojet e veta, por këtë asnjëherë nuk do ta realizojë, sepse kanë ikur kohërat e Millosheviqave, njofton INA.
“Daçiqi ta dijë mirë se shqiptarët asnjëherë nuk do të largohen nga trojet e veta. Ne do të jemi edhe më të fortë dhe më të bashkuar si asnjëherë më parë. Daçiqi po tenton që të shkaktojë gjendje të jashtëzakonshme në Bujanoc dhe Luginë, por këtë duhet ta harrojë, sepse këto skenare janë të lexuara që pushtetin në komunën tonë ta marrin përmes skenareve të errëta dhe artificiale”,- theksoi Kamberi.
Liderët e partive politike shqiptare i bënë thirrje Beogradit se nuk do të bojkotojnë zgjedhjet, edhe pse ishte një skenar i tillë i përgaditur për të arritur që përmes situatës së tensionuar shqiptarët nesër të mos dalin në votime.
Ata apeluan që shqiptarët kudo që janë nga tri komunat të kthehen nesër në vendlindje dhe të japin votën e tyre për të ruajtur vendlindjen dhe të ardhmen e këtij rajoni.