E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia mbyll reaktorin e fundit bërthamor

TOKIO- Procesi i ndërprerjes së reaktorit të fundit aktiv në Japoni filloi sot, për një fushatë mirëmbajtje për disa muaj, që e redukton deri në asgjesim pjesën e energjisë bërthamore për energjinë elektrike japoneze, pak më tepër se një vit pas katastrofës në Fukushima.

"Hokkaido Electric Power", një nga nëntë kompanitë rajonale të arkipelagut, bëri të ditur se ka filluar ndërprerjen e reaktorit, "Tomari 3", njësia e fundit aktive nga 50 që ka Japonia.

Pas tërmetit dhe cunamit, që më 11 mars të vitit 2011 krijuan një aksident të konsiderueshëm në kompleksin atomik, "Fukushima Daiichi", i mbytur nga një valë prej 14 metrash e lartë, 11 reaktorë, nga 37 në funksionim, ndaluan papritur në centralet në verilindje.

Dy të tjerët, që përbënin rrezik në Hamaoka, në qendër të vendit, ishin më pas nën mbikëqyrjen e qeverisë.

Më pas, të gjitha njësitë e tjera u ndaluan radhazi për fushata të mirëmbajtjes, të detyrueshme çdo 13 muaj aktiviteti të vazhdueshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›