E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Konferenca e Kryetarëve nis nesër punimet

Tiranë- Në bazë të Kushtetutës pritet që nesër të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit. Sipas neneve 87 dhe 88 Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare e udhëhequr nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duhet të mblidhet nesër dhe të fillojë punën për zgjedhjen e kreut të Shtetit.

Në bazë të Kushtetusë së vitit 2008, faza e zgjedhjes së Presidentit shkon deri në 5 faza. Në tre fazat e para duhet që kreu i Shtetit të zgjidhet me shumicë të cilësuar, pra me 84 vota. Dhe nëse gjatë këtyre fazave ai nuk zgjidhet, në fazën e katërt dhe të pestë zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra me 71 vota.

Situata aktuale politike në vend ka lënë të kuptohet se Presidenti do të zgjidhet në njërën nga 2 fazat e fundit. Kjo sepse kreu i qeverisë Berisha është shprehur se kryetari i Shtetit do të dalë nga baza e Partisë Demokratike. Ndërsa ndërkombëtarët dhe Partia Socilaiste bëjnë thirrje për një President konsensual, i cili të zgjidhet që në raundet e para.

k.t/idea

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›