BE: E duam Greqinë në Euro, të përmbushë angazhimet
Bruksel- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian duan që Greqia të mbetet në Eurozonë, por ajo duhet të respektojë angazhimet e veta.
Ka qënë kjo deklarta e presidentit të Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy i cili duke folur në samitin joformal të BE-së tha se reformat jetike ishin thelbësore për Greqinë për të kapërcyer problemet e saja ekonomike.
Kriza në Eurozonë shtoi zymtësinë gjatë bisedimeve dje në Bruksel mes frikës se Greqia mund të dalë nga monedha e vetme evropiane, teksa Eurozona po përgatitet për një skenar të tillë.
‘Ne duam që Greqia të mbetet në Eurozonë duke respektuar angazhimet e veta. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për përpjekjet e mëdha të bëra deri tani nga ana e qytetarëve grek. Eurozona ka treguar solidaritetin e nevojshëm së bashku më FMN me gati 150 miliardë euro për Greqinë që nga viti 2010′- tha Van Rompuy në një konference shtypi në Bruksel.
Presidenti i Këshillit Evropian shtoi se tha se BE do të marrë masa për t’i kthyer Greqisë rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Por ai shtoi se reformat e vazhdueshme jetike ishin garancia më e mirë për një të ardhme më të begatë në zonën e Euros.
Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme në Greqi në Qershor ai tha: “Ne presim që pas zgjedhjeve qeveria e re greke do të marrë vendimin e duhur’.
Dorina Bilbili/IDEA/