E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Albertini garanton Topallin: Vizat, në verën e këtij viti

BRUKSEL- Kryetari i komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian Gabriele Albertini garanton se brenda mesit të këtij viti do të mbyllet procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli që vijon vizitën e saj në Bruksel, zoti Albertini garantoi se në 6 mujorin e parë të këtij viti do të mbyllet ky proces. “Jemi shumë të kënaqur se ky proces afron dëshirën me Europën, dëshirë që e kemi të gjithë ne, vecanërisht ne italianët që e kemi kaq afër. Natyrisht dhe për Shqiptarët që pas vitesh izolimi aspironin të hynin në Europë me të drejta të plota.” theksoi Albertini pas takimit me Topallin. Duke u shprehur për bojkotin e opozitës në Shqipëri , zoti albertini tha se të mos pranosh rregullat, sic bën opozita me qëndrimin e saj është të refuzosh demokracinë. “Nga zgjedhjet ka dalë një mazhorancë dhe minoranca duhet të ndërgjegjësohet për vendin që i takon. Me qënë se drejtësia ka marrë një vendim në lidhje me pretendimet e opozitës atëherë pushteti politik nuk mund të dalë mbi pushtetin e drejtësisë. Një ndërhyrje e tillë do të largonte Shqipërinë nga Europa” u shpreh Kryetari i komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›