Shtetet e Bashkuara në ndihmë të Haitit
Administrata Obama ka premtuar një përpjekje të koordinuar dhe të shpejtë
për të ndihmuar Haitin pas tërmetit të fuqishëm në afërsi të kryeqytetit
Port-au-Prince që la shumë njerëz të pastrehë dhe në nevojë për ndihma
urgjente.Presidenti Barak Obama dje dislokoi ekipet amerikane të emergjencave në
Haiti, disa prejt të cilave sapo kanë mbërritur. Ai premtoi mbështetje të plotë
për vendin e Karaibeve për të shpëtuar njerëzit dhe për të shpërndarë ndihmat
humanitare.Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Sekretari i Mbrojtjes
Robert Gates anuluan vizitat në rajonin e Azi-Paqësorit për të ndihuar në
përpjekjet e shpëtimit për Haitin nga Uashingtoni. Zonja Klinton e quajti
situatën katastrofike.Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Bill Clinton, i dërguari i posaçëm i OKB-së
për Haitin bëri thirrje për donacione në të holla për të ndihmuar viktimat e
tërmetit. Ai tha se është shumë e rëndësishme për tu dhënë ushqim të
mbijetuarve, ujë, strehë dhe furnizime në ilaçe për ti ndihmuar gjatë dhjetë
ditëve të para.Në një konferencë për shtyp në Departamentin e Shtetit, kreu i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Rajiv Shah tha se Shtetet e Bashkuara po
dislokojnë ekipe të ndihmave që do të përfshijnë personel dhe gati 48 tonë
pajisje kërkimi.Korrespondenti i Zërit të Amerikës Meredith Buel na sjell më shumë hollësi rreth përpjekjeve amerikane të shpëtimit dhe të
ndihmave:Përgjigja emergjente e
Shteteve të Bashkuara drejtohet nga kreu i Agjencisë Amerikane për Zhvillim
Ndërkombëtar, apo USAID, Rajiv Shah i cili thotë se synimi kryesor është
shpëtimi i jetës së njerëzve pas termertit shkatërrues në Haiti."Ne po punojmë agresivisht dhe në mënyrë shumë të
bashkërenduar, përmes qeverisë federale për të përdorur të gjitha mundësitë dhe
kapacitet tona për të ofruar sa më shumë ndihmë. Synimi i përpjekjeve të
ndihmave në 72 orët e para është të shpëtohen sa më shumë jetë të njerëzve”.Zoti Shah thotë se ekipet
e shpëtimit po vlerësojnë shkatërrimet dhe po identifikojnë vendet më të
prekura dhe do të drejtojnë përpjekjet e dy ekipeve të stërvitura për të
shpëtuar njerëzit e zënë nën rrënoja të ndërtesave të shkatërruara gjatë
termetit."Secili nga këto ekipe ka nga 72 pjestarë të cilët
kanë përvojë dhe mjete të rëndësishme dhe kapacitet teknikë për të ndërmarrë
kërkime dhe shpëtime në vende urbane; për të shpuar dhe pastruar rrënojat, sa
më shumë që të jetë e mundur në mënyrë për të identifikuar personat të cilët mund
të shpëtohen.”Ushtria e Shteteve të
Bashkuara po i dërgon ekipet e shpëtimit përmes avionit të tipit C-130. Ndër të
dislokuarit e parë përfshihen inxhinjerë, specialist të komunikimit dhe ekipe
për të siguruar dhe operuar aeroportin Port-o-Prins. Kreu i Komandës amerikane
të Jugut, Gjenerali i Forcave Ajrore Daglas Fraser, thotë se marina dhe anijet për
sigurinë e kufijëve detarë janë duke dërguar helikopterë të cilët mund të
përdorën në misionet e shpëtimit."Anijet kanë një numër të kufizuar furnizimesh për
asistencë humanitare, por ato kanë aftësi ngritëse dhe kanë disa helikopterë.
Po ashtu ne po lëvizim në afërsi të Haitit aeroplanmbajtësen Karl Vinson nga
Norkfolku. Ai do të marrë drejt rrugës së tij helikopterë të tjerë ndërsa i
afrohet vendit. Shpresojmë ta kemi atë në afërsi të Haitit sot pasdite”.Gjenerali Fraser thotë se
mijëra trupa duke përfshirë edhe marinsa amerikanë, pritet të dërgohen për të
ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit dhe sigurisë në Haiti."Anija për të cilën po flisja është një anije e cila
mund të lëviz në ujë dhe tokë. Ajo do të jetë aty pas një apo dy ditësh. Ajo ka
edhe një njësi standarte të ekspeditës detare. Anija mund të ketë 2 mijë
marinsa por këtë shifër mund të mos e kem të saktë”.Gjenerali Fraser thotë se
anija e cila mund të lëviz në ujë dhe tokë ka kapacit të rëndësishëm
mjekësor për të ndihmuar të mbijetuarit e
tërmetit. //rd//