Numër i pallogaritshëm njerëzish nën rrënoja nga tërmeti në Haiti
Haitianët e tronditur po gërmojnë nën rrënoja në kryeqytetin
Port-au-Prince, ku një numër i pallogaritshëm njerëzish kanë vdekur ose janë të
pastrehë pas një tërmeti me magnitudë 7 ballë që e ktheu pjesën më të madhe të
qytetit në gërmadhë.Rrugët janë kthyer në morgje të improvizuara që nga tërmeti i të martës. Të
mbijetuarit e pikëlluar kanë vendosur nëpër rrugë trupat e nxjerrë ndërsa
njerëzit që janë ende të bllokuar thërrasin për ndihmë.Kryeministri Jean-Max Bellerive i tha CNN-it dje se beson se më shumë se
100 mijë njerëz mund të kenë vdekur.Por presidenti i Haitit Rene Preval i tha këtij rrjeti se është shumë
shpejt për të dhënë një numër të saktë të viktimave. Udhëheqësi haitian bëri
thirrje për mjekë, dhe ndihmë mjekësore në përgjithësi. Pallati kombëtar, së bashku me spitalin kryesor të kryeqytetit, një burg
dhe selinë e misionit të Kombeve të Bashkuara janë mes mijëra strukturave që
janë rrëzuar, duke treguar se numri i viktimave duhet të marrë disa javë për tu
llogaritur.Sekretari i Përgjithsëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se 16 anëtarë të
personelit të OKB-së në Haiti janë zhdukur. Ai tha se 11 ishin paqeruajtës
brazilianë, dhe të tjerët oficer policie – tre nga Jordania, një nga Argjentina
dhe një nga çadi. //rd//