Tendosen marrëdhëniet Serbi –Kroaci, shkak Kosova
ZAGREB- Tendosen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë, dy ish vendeve Jugosllave. Presidenti serb Boris Tadic ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të sapozgjedhur në Kroaci, Ivo Josipovic, në rast se atje ftohet edhe presidenti kosovar Fatmir Sejdiu. Ceremonia e betimit të pasuesit të Stipe Mesic, Ivo Josipovic, është planifikuar për në 18 shkurt. Tadic ka përforcuar retorikën për Kosovën, duke thënë se ai do të marrë pjesë në cdo takim rajonal, ku Kosova të përfaqësohet si UNMIK-Kosova, dhe jo si shtet më vetë Kosova. Këtë emërtim Serbia nuk e kishte sugjeruar më parë për Kosovën. “Inagurimi i presidentit kroat është një ngjarje politike dhe unë jam gati të shkoj sipas kushtit që cështja e integritetit territorial të Serbisë të mos vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar Tadic. Komenti i Tadic pason presionet e serbëve në Kroaci, të cilët i kanë kërkuar Josipovicit të mos vizitojë Kosovën, sic bëri Stipe Mesic në fund të mandatit të tij presidencial. Kroacia mbi të gjitha mbështeti Kosovën në gjyqin e Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Dy vendet vazhdojnë të jenë në armiqësi që nga lufta e Bosnjes 92-95. Aktualisht dy padi janë ngritur në Hagë ku Serbia dhe Kroacia akuzojnë njëra tjetrën për genocide dhe kërkojnë dëmshpërblim për luftën dhe viktimat.(m.a/News24/BalkanWeb)