E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, Ashton: E bindur në angazhimin e Prishtinës dhe Beogradit

BRUKSEL- Kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton, u shpreh ''plotësisht e sigurtë'' mbi angazhimin e liderëve të Prishtinës dhe Beogradit ''për të bërë hapa përpara dhe për ta shndërruar marrëveshjen e prillit në veprime konkrete'', në një deklaratë të bërë nga vetë ajo pas takimeve me kryeministrin serb, Ivica Daçiç dhe kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, për zhbllokimin e çështjeve që ende pengojnë zbatimin konkret të marrëveshjes historike mbi menaxhimin e rajoneve në veri të Kosovës.

Dialogu i dy palëve me Ashton vazhdon sot dhe objektivi i Serbisë dhe Kosovës është mbyllja e këtij ranudi konkluzionesh për të qenë në rregull në të gjitha drejtimet në samitin e ardhshëm të BE-së në fund të qershorit, pasazh tepër thelbësor në itinerarin e tyre të integrimit evropian.

''Marrëveshja është shumë pranë dhe duhet të arrihet sot'', theksuan burime nga BE, të cilët veçonin se ''ishte thelbësor zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit''.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›