Visar Zhiti: Revolta e Spaçit i parapriu fundit të diktaturës
TIRANË-Me rastin e 40-vjetorit të revoltës së Spaçit, në Muzeun Historik Kombëtar u mbajt një konferencë përkujtimore në kujtim të të ekzekutuarve Dervish Bejko, Hajro Pashaj, Pal Zefi dhe Skënder Daja, si dhe të dhjetrave të burgosurve të tjerë, që pas kësaj revolte u ridënuan me më shumë se 1700 vite burg.
Duke përshëndetur këtë konferencë, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Visar Zhiti, edhe vetë ish- i dënuar politik, tha se të burgosurit u ngritën kundër dhunës, u rebeluan duke hedhur parrulla për një Shqipëri demokratike, perëndimore, e të drejtave të njeriut.
“Ne përkujtjmë sot, siç kemi bërë rregullisht këto 20 vjet, heroizmin e tyre, jetët e ndërprera, dhe përcjellim së bashku mesazhin e tyre dhe u themi me solemnitet: se ëndrra për një Shqipëri të hapur dhe të lirë u bë ëndrra për një jetë të begatë, me pasuri tëndën, me vlera e virtyte, ka nisur dhe vazhdon e sigurt”, tha Zhiti.
Ministri u kërkoi ish të dënuarve politikë, që duke sfiduar flamujt me drapër e çekan që po shohim këto ditë rrugëve të kryeqytetit, të vazhdojmë së bashku rrugën e lirisë, rrugën që realizon ëndrrën tonë të kahershme, ëndrrën e atyre që s’janë më, por që u sakrifikuan për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane.
Zhiti tha se, qeveria e kryeministrit Berisha nëpërmjet një projekti shumë ambicioz do ta shndërrojë Burgun e Spaçit në një muze – qendër kulturore të kujtesës, vend pelegrinazhi, që të dëshmojë historinë, të vërtetat e saj, që e keqja të mos përsëritet më.
“Ne do të shtojmë muzetë, një do ta përurojmë këto ditë në Shkodër. Do të jenë monumente të kujtesës, të qëndresës tonë edhe në vendet e internimeve, në Savër, Tepelenë, Fier, Golem të Gjirokastrës, gjithandej, edhe në aeroportin që mban emrin e shenjtë të Nënë Terezës, pista e të cilit, filloi me punën e pa paguar të të burgosurve politikë dhe tani, ashtu modern, është si një simbol i realizimit të ëndrrës së tyre për një qiell të lirë të atdheut që na bashkon me botën", tha Zhiti.
Në këtë konferencë dëshmuan Luan Burimi dhe Kadri Fishta, pjesëmarrës në Revoltën e Spaçit, të cilët treguan kujtimet e tyre për ato ditë heroike dhe tragjike njëkohësisht që dëshmon se diktatura nuk e kishte mposhtur shpirtin e lirisë të shqiptarëve dhe as e kishte shuar endrrën e tyre europiane.
(d.b/BalkanWeb)