Papa Francesku filmohet si ekzorcist
ROME-Papa Françesku është filmuar nga televizioni i Vatikanit duke kryer një procedurë që u komentua nga mediast si ekzorcizëm, ndaj një djali në karrige me rrota.
Papa po filmohej kur po takonte në sheshin “Shën Pjetër” disa fëmijë në karrige me rrota. Ai u ndal pak më gjatë te njëri prej tyre, kur prifti që shoqëronte djalin i tha diçka në vesh Atit të Shenjtë të katolikëve. Shprehja në fytyrën e Papës ndryshoi menjëherë. Ai i vuri të dy duart në kokë djalit, duke folur disa fjalë. Djali nisi të kishte spazma dhe më pas, kur Papa hoqi duart prej tij, pothuajse u shtri në karrige. Prifti i kaloi pastaj një dosje Papës, të cilën e mbante me vete. Papa vazhdoi takimet me fëmijët e tjerë normalisht. Stacioni televiziv i konferencës së kardinalëve komentoi se disa ekspertë të ekzorcizmit ishin shprehur se Françesku kishte kryer ekzorcizëm, ose kishte bërë një lutje për të liruar njeriun nga djalli.
Deklaratat nga Vatikani ishin më të kujdesshme. Një zëdhënës tha se “Qëllimi i Papës nuk ishte të kryente ekzorcizëm. Por, siç bën shpesh për të sëmurët apo ata që vuajnë, ai lutet për ta”.
(d.b/BalkanWeb)