E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, BE i zgjatmandatin e Feithderi më 30 prill

BRUKSEL- Këshilli i Jashtëm i Bashkimit Europian vendosi të zgjerojë mandatin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Piter Feith.
Mandati i cili do të përfundonte në fund të shkurtit, është zgjatur deri më 30 prill.

Vendimi u morn në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së mbrëmë në Bruksel.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan se ka mësuar nga Këshilli i Minisitrave se me zgjerimin e mandatit të Feith, Bashkimi Europian kërkon të fitojë kohë për të rishikuar mënyrën se si do të përfaqësohet në të ardhmen në Prishtinë “

Përvec mandatit të BE-së, diplomati holandez ka një rol të dyfishtë në Kosovë, duke drejtuar Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO).
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›