E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, BE nis samitin mbi krizën në eurozonë

E ardhmja e eurozonës pritet të jetë në krye të axhendës së samitit dy-ditor të BE-së, që nis sot në Bruksel.

Bisedimet pritet të përqëndrohen nëse do të mblidhet borxhi dhe nëse duhet të lëshohen eurobonot e përbashkëta.

Analistët thonë se një gjë e tillë mund të ulë koston e huamarrjes për vendet e dobëta të eurozonës, duk e përfshirë ekonomitë e fortë të Gjermanisë si garantuese.

Presidenti francez, Fransua Holland është një përkrahës kryesor i idesë, por Angela Merkel e Gjermanisë është kundër.

Në prag të takimit të dy u takuan, por Merkel përsëriti kundërshtimet e saj për planin, duke thënë madje se edhe ekonomia më e fortë e Evropës nuk duhet të mbingarkohet.

Gjermania është duke bërë thirrje për integrim më të madh politik para se të ndërmerret integrimi ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›