E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi ekonomik, marrëveshje Leskaj-Ina Rama

TIRANË- Kontrolli i Lartë i shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë nënshkruar sot një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit mes tyre në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Marrëveshja është nënshkruar nga kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj dhe kryeprokurorja  Ina Rama. Kjo është një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim që të rrisim bashkëpunimin në funksion të detyrave tona kushtetuese. KLSH ka kompetencën të bëjë audit në administratën shtetërore dhe ne kompetencën të ushtrojmë ndjekjen penale për abuzimet. Është një raport që ka ekzistuar edhe më parë dhe synojmë ta rrisim edhe përtej nivelit të njësive hetimore, ta shtrijmë në të gjithë zyrat në vend- tha Ina Rama.

Nga ana e tij, Leskaj  theksoi faktin se marrëveshja vjen jo vetëm si shprehje e vullnetit të mirë të përbashkët, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese që kanë dy institucionet.

Besoj te puna e prokurorisë dhe shpresoj që kjo marrëveshje të sinergjizojmë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›