E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e Vogla: PD-PS po bllokojnë Reformën Zgjedhore dhe statusin

Tiranë- Partitë e vogla janë rimbledhur sot, pas gati dy muajsh të nënshkrimit të marrëveshjes me partitë e mëdha, për ecurinë e Reformës Zgjedhore duke shprehur shqetësimin se marrëveshja u shkel.

Në fjalën e tij kreu i PSD-së Paskal Milo tha se partitë e vogla duhet të bëjnë presion intesiv dhe të madh ndaj partive të mëdha për të përmbushur angazhimin e tyre që konsiston në marrjen në konsideratë të kërkesave të të vegjëlve për Kodin e Ri të zgjedhjeve.

Lideri i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha në takim: ‘Do ta rrisim presionin tonë ndaj këtye dy partive politike si nga ana e maxhorancës ashtu edhe nga opozitës sepse përpiqen t’ia hedhin fajin njëri-tjetritështë domosdoshmëri një ballafaqim publik me këto zotërijn një tryezë reale që të vendoset për hapat e mëtejshëm për reformën dhe jo një mbylljetë gjithë e dinë ku kanë ngecur. Dhe KQZ s’duan ta kenë organ kushtetues por kush do të ketë maxhorancës e saj, pra është një pazar bllokues’.

Lideri i PSV91 Petro Koçi: “Marrëveshja e 26 partive u kthye në letër higjienike, se interesat personale po dominojmë mbi ato publike dhe të qytetarëve. Dominohen nga interesi i një grupi oligarkik për karriget e tyre’.

Teksa kreu i Aleanca Demokratike, Neritan Ceka shtoi: ‘Kërkesat janë për jë Shqipëri demokratike, numërohen votat e qytetarëve që Shqipëria të dalë nga rradhët ku votat nuk numerohen’.

Kreu i PSD-së Gjinushi: ‘Sot jemi përballë një dështimi të Reformes Zgjedhore. Deklarate 23 Prillit s’ka pasur një reflektim nga parlamenti shqiptar. Të garantohet barazia e votës’.

Ndërsa lideri i Partisë Agrare Lufter Xhuveli tha se kjo do të ndikojë për statusin e vendit kandiat në Bashkimin Evropian. Teksa lideri i LSI-së Ilir Meta deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda Korrikut.

Në draftin e të vegjëlve i cili që prej datës 25 Prill i është dorëzuar Kuvendit kërkohet: Ndryshimi i formulës së përllogaritjes dhe shpërndarjes së mandateve, duke e plotësuar atë me korrektimin e votave në shkallë kombëtare, ose nëpërmjet gjetjes së zgjidhjeve që mbështesin ndarjen e mandateve në bazë të votave që kanë marrë konkuruesit dhe në proporcion të drejtë me to; uljen e pragut elektoral si për partitë poltike që konkurojnë me vete ashtu edhe për koalicionet zgjedhore, duke marrë në konsideratë si sistemin aktual zgjedhor, me ndryshimet e mundëshme të formulës së përllogaritjes dhe shpërndarjes të mandateve, ashtu dhe respektimin e trendit të peshës politike të partive të vogla; sanksionimin e aksesit të plotë për vëzhgimin e procesit zgjedhor nga të gjitha subjektet konkuruese.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›