E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjerimi i rrugës së Elbasanit, është një domosdoshmëri”

27-06-2012 / Gazeta 55

Besnik Aliaj, eksperti urbanist flet për projektet e Bashkisë së kryeqytetit

Eksperti urbanist dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Besnik Aliaj duke folur për projektet e Bashkisë së Tiranës duke theksuar se këto janë projekte në shërbim të qytetarit dhe bizneseve në Tiranë. Për më tepër në vlerësimin e tij, këto projekte, për të cilat punon grupi i ekspertëve në bashki, synon shndërrimin e Tiranën në një qytet policentrik.
Ndërkohë një vëmendje të veçantë gjatë fjalës së tij, Aliaj i kushtoi projektit për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës duke deklaruar se po se për këtë pjesë të kryeqytetit po zbatohet projekti i një studioje prestigjioze botërore, duke mbartur në vetvete një rëndësi madhore për bizneset dhe qytetarët. Përmes këtij projekti, sipas tij, synohet përmirësimi i kualitetit të jetesës, si dhe përmes këtyre investimeve shkohet drejt vendeve të reja për punësim. Njëkohësisht në gjykimin e ekspertit urbanist, Aliaj zgjatimi i bulevardit i jep një imazh të ri dhe modern kryeqytetit.
Po kështu, Aliaj sqaroi dhe mbi dy projekte të tjera të Bashkisë së Tiranës, siç është hapja e rrugës së “Elbasanit” dhe parkun e liqenit artificial.
Sipas Aliaj, pretendimet e opozitës mbi hapjen e rrugës së “Elbasanit” janë të paqëndrueshme, pasi kjo nismë është një domosdoshmëri, e cila nuk ka të bëjë me standard të dyfishtë, për vetë faktin se ishte aksi i vetëm që mbeti pa u hapur dhe që është i nevojshëm për lëvizjen e lirë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›