E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, BE zgjedh sot presidentin

BRUKSEL- Bashkimi Evropian sot mban takimin e posaçëm për të zgjedhur presidentin dhe shefin e politikës së jashtme. Postet parashihen nga marrëveshja e Lisbonës, e cila hyn në fuqi në 1 dhjetor të këtij viti. Deri tani nuk ka asnjë kandidat favorit, megjithë bisedimet e drejtuara nga Suedia prej javësh.

Në prag të takimit, kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se Gjermania dhe Franca do të votojnë së bashku e jo kundër njëra-tjetrës.
Gjithsesi, gjate darkes pritet të zgjedhet presidenti i pare i Bashkimit Europian dhe ministri i jashtëm i këtij unioni, poste te parashikuara sipas traktatit te Lisbonës. Udhëheqësit evropianë u duhet të marrin në konsideretë shumë kritere: A duhet të jenë ata njerëz të fuqishëm e karizmatikë, apo thjesht krye-figura të BE-së, duhet të vijnë nga vendet e vogla apo të mëdha, duhet të përfaqësojnë krahun konservator apo të majtë, duhet të jenë meshkuj apo femra? Megjithatë një gjë është e sigurt, ata duhet të dalin me një rezultat pas takimit, sepse nëse nuk e bëjnë këtë, mesazhi do të ishte "katastrofik".

Kryeministri Belg Van Rompuy, eshte perfolur si nje kandidad i mundshem per president por edhe ish kryeministri Britanik Toni Bleir nuk mbetet pas ndonese nuk ka arritur të marrë mbështetjen e socialisteve europiane. Emra të tjerë të përfolur për të marrë postin e presidentit të Bashkimit Europian, janë ish kryeministri Jan Peter Balkenende, kryeministri i Luksenburgut, Zhan Klod Junker, presidenti i Estonise, Tomas Ilves etj.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›