Protesta e PS, Berisha: Normale, Rama i pandershëm
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot kreun e PS, Edi Ramën duke e akuzuar si aktorin që po bllokon procesin e integrimit të vendit. “Nuk mund të mos theksoj këtu se përpjekja për t’i bllokuar këto procese me qëndrimin jashtë Parlamentit… është jashtëzakonisht e pandershme”, tha Berisha në prag të përgatitjes së protestës së 20 Nëntorit nga ana e PS për hapjen e kutive të votimit.
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të ujësjellësit të fshatit Gjokaj të Vorës si dhe të disa rrugëve në këtë zonë. Në fjalën e tij, Berisha theksoi zgjedhjet e 28 Qershorit, ku duke e vlerësuar maksimalisht procesin akuzoi Ramën se po përpiqet të bllokojë proceset e integrimti të vendit.
Edhe pse e konsideroi rrugën e protestës, të ligjshme, Berisha tha se qëllimi është ai po bllokon integrimin e vendit.
“Këto zgjedhje i kanë dhënë dinjitet të madh çdo shqiptari, por në vend të që festojmë bashkërisht këto vendime të mëdha për projektin ëndërr të çdo shqiptari, për fat të keq, një grup në krye të Partisë Socialiste, i drejtuar nga Edi Rama, kanë zgjedhur rrugën e protestës. Kjo është një rrugë normale, por nuk mund të mos theksoj këtu se përpjekja për t’i bllokuar këto procese me qëndrimin jashtë Parlamentit; përpjekja për t’i dëshmuar Evropës se Shqipëria nuk meriton heqjen e vizave; se Shqipëria nuk meriton statusin e vendit kandidat, sepse unë jam në rrugë dhe jo në Parlament, është jashtëzakonisht e pandershme”.
Kundrejt pretendimeve të PS për hapjen e kutive, Berisha i përgjigjet personalisht Ramës se kjo nuk do të realizohet pasi përgjgija është dhënë me kohë jo etëm nga shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. “Përgjigjen nuk t’a dha Sali Berisha, por e more nga qytetarët shqiptarë, të cilët votuan me dinjitetin më të madh më 28 qershor. Përgjigjen e more nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat mbi bazën e vlerësimit të reformave dhe veçanërisht të zgjedhjeve të lira, i hapën dyert Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Përgjigjen t’a dhanë 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat mbi bazën e vlerësimit të përpjekjeve të ndershme dhe serioze të shqiptarëve vendosën që të procedohet me shpejtësi për heqjen e vizave për shqiptarët”.
Sipas kryeministrit, jeta e qytetarëve shqiptarë bëhet evropiane jo vetëm kur përmirësohen kushtet në vend, por edhe kur shqiptarët lëvizin të lirë në mbarë Evropën si qytetarë të këtij kontinenti.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se me heqjen e vizave secili qytetar shqiptar fiton një status të ri dinjitoz, një status të vërtetë evropian. Ndaj në këtë kuadër Berisha nënvizoi se ky synim duhet të jetë mbi interesat personale të liderëve të një vendi.
“Vizat dhe integrimi janë çështje kombëtare mbipartiake dhe shumë herë më të mëdha se sa interesat vetjake të një apo një grupi liderësh”.
Në këtë aktivitet Kryeministri Berisha shoqërohej nga ministri i Transporteve z. Sokol Olldashi, prefekti i Tiranës z. Keltis Kruja, drejtues të pushtetit vendor të Bashkisë së Vorës, etj.
(d.b/BalkanWeb)