E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekordi i Murinjos, s’del në 43 konferenca shtypi

SPANJE- Zhoze Murinjo njihet nga të gjithë si “Speciali”, por tashmë shumë media kanë nisur ta quajnë “I heshturi”. Shkak për këtë është bërë mungesa e radhës e trajnerit të Realit në një konferencë shtypi, në prag të ndeshjes së sotme kundër Atletikos së Madridit.

Mungesa e tij është një rekord më vete, pasi Murinjo nuk ka dalë përpara gazetarëve në 43 raste që kur mori detyrën si trajner i Realit të Madridit 2 vjet më parë. Dje, shkak ishte protesta e tij për vendimet e arbitrit në sfidën me Valencian.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›