E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foshnja mendohej e vdekur, ‘ringjallet’ pas 12 orësh në morg

ARGJENTINË- Një foshnjë e lindur parakohe, e cila u mendua  e vdekur, ka suprizuar stafin mjekësor dhe nënën e saj, teksa ka dhënë shenja jete pas 12 orësh në morg.

Ngjarja, e cila mund të cilësohet edhe si ‘mrekulli hyjnore' ka ndodhur në Argjentinë në spitalin Perrado de Resistencia në provincën qëndrore të Chaco-s. Foshnja është shpëtuar nga e ëma,  e cila para funeralit të së bijës, ka dashur ta shohë për herë të fundit foshnjen e saj ku njëherësh ka mbetur e shokuar dhe e lumtur.

Autoritetet argjentinase kanë hapur një hetim në lidhje më cështjen në fjalë, ndërkohë Analia Bouter e ëma e foshnjes, ka thënë për TV Todo Noticias që teksa ka ndjerë frymëmarrjen e vajzës së saj ka menduar se gjithcka ishte fryt i halucinacionit.

Mjekët theksojnë se vogëlushja e lindur më 3 prill, pas 6 muajsh shtatëzani nga e ëma gëzon tashmë shëndet të plotë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›