Ahmeti: Kosova nuk duhej të anashkalohej, të ftohej si vëzhguese
Kreu i BDI-së , Ali Ahmeti shprehu keqardhjen për anulimin e Konferencës së presidentëve të Evropës Juglindore, që duhej të mbahej më 1 dhe 2 qershor në Ohër.
Ahmeti tha se pavarësisht që Kosova nuk është anëtare e këtij procesi, ajo nuk duhej të anashkalohej dhe duhej të ftohej si vëzhguese. Sipas Ahmetit, kjo do ishte një mundësi e mirë madje edhe për përforcimin e marrëveshjes Prishtinë- Beograd.
“Rajoni ka nevojë që të ecën më mirë, pavarësisht që Kosova nuk është anëtare e këtij procesi. Konferenca ka pasur mundësi të thirret si vëzhguese sepse në një të ardhme jo të largët Kosova do të jetë pjesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare kjo është edhe fryma e vet marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiq, marrëveshje që është ratifikuar edhe në parlamentet përkatëse”, tha Ahmeti, njofton Alsat-M.
(a.k/BalkanWeb)