E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Gjermania: Merkel nuk i ka kërkuar ndjesë Berlusconit

BRUKSEL - Kryeministri italian, Silvio Berlusconi konfirmoi sot se kishte marrë një ndjesë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel për sjelljen e saj gjatë samitit evropian që u zhvillua të dielën e kaluar, gjë që u hodh poshtë nga zëdhënësi i kancelares.
Silvio Berlusconi përfitoi nga një ndërpreje gjatë takimit të 17 drejtuesve të zonës euro në Bruksel për t'i telefonuar një gazetari, emisioni i të cilit ishte në transmetim tek RAI1.
Ai siguroi se kancelarja gjermane i kishte kërkuar falje për sjelljen e saj të dielën e kaluar, para fillimit të takimit dhe i kishte konfirmuar se nuk kishte dashur të denigronte Italinë.
"Merkel më kërkoi falje për të dielën e kaluar'', theksoi ai.
"Ajo më tha se nuk kishte dashur të denigronte Italinë'', shtoi ai.
"Nuk ka pasur falje, sepse nuk ka pasur arsye për të kërkuar falje'', deklaroi Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares.
"Berlusconi dhe Merkel janë në diskutime të hapura se si mund të jenë miq'', shtoi ai.
Të dielën e kaluar, gjatë konferencës së tyre të përbashkët për shtyp, Merkel dhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ishin dëgjuar të qeshura kur u pyetën për shkallën e besimit akorduar Silvio Berlusconit.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›