E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, opozita reagim negative për marrëveshjen

ATHINE- E rezervuar derisa të studiojë në thellësi tekstin përfundimtar të marrëveshjes për borxhin grek, pasi lideri Antonis Samaras ka thënë se "djalli fshihet në detajet", reagimi i parë i partisë më të madhe opozitare Demokracia e re për arritjen e Samitit, ka qenë negativ.
Opozita e Antonis Samaras thekson se "marrëveshja është rezultat i dështimit të qeverisë pas dy vjetësh sakrifica të popullit grek".

Rezerva më e madhe e kësaj partie qëndron në mundësinë e mbikqyrjes së përhershme nga ana e Trojkës dhe lidhur me këtë ka paralajmëruar se nuk do të pranojë në asnjë rast cënimin e të drejtave sovrane.

Për momentin, udhëheqja e Demokracisë së re nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për marrëveshjen. Nisur nga fakti se marrëveshja do të angazhojë për shumë vite Greqinë, opozita konsideron se ajo duhet t'i jepet për gjykim popullit grek.
(Anila Jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›