Bruksel, Greqisë i falet 50% e borxhit
Bruksel- Liderët e eurozonës arriten mbrëmë një marrëveshje me bankat private, nga e cila bankat do ti falin Greqisë 50% të huasë. Në takimin i mbrëmshëm në Bruksel, i krerëve të Bashkimit Europian Presidenti francez Nikolas Sarkozi, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Drejtoresha e FMN-së Kristinë Lagard u takuan pikërisht me drejtuesit e bankave private, të cilave Greqia u ka borxhe.
Krerët e BE-së bënë përpjekje që bankat të pranonin një humbje prej 60%, ndërsa bankat më parë kërkonin të pranonin një humbje prej 20%. Pas diskutimëve dhe shqyrtimëve të ccështjes më në fund u arrit marrëveshja që bankat private i falnin Greqisë 50% të huave që ajo u ka marrë.
Ndër të tjera u ra dakort ngritja e fondit të shpëtimit të eurozonë sprej 1.4 trilionë dollarë, dhe se bankave europianë tashmë u duhet të sigurojnë 150 miliardë dollarë fonde për tu rikapitalizuar sërish.
Shkrime të tjera me interes: