E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, PE mblidhet për Shqipërinë, Kukan: Presim rezultate të prekshme

TIRANË – “Ka ardhur koha, që të kemi rezultate të prekshme nga Shqipëria”, kështu ka deklaruar Eurodeputeti Eduard Kukan gjatë seances se posacme degjimore ne Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian. Duke vlerësuar dialogun e aritur mes palëve, Kukan bëri thirrje për intensifikim të këtij dialogu, për të arritur kompromisin, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të ecet përpara. 

Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto mori pjesë sot në një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian (AFET) në Bruksel, ku do të diskutohet mbi zhvillimet politike në vend, zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për 12 prioritetet dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Seanca u drejtua nga kryetari i këtij komisioni, eurodeputeti gjerman Elmar Brok, ndërsa në panel do ishin Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati. Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ,ministri Haxhinasto, do të marrë pjesë dhe drejtojë dhe takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, që do të zhvillohet në Bruksel, më 15 maj 2012, takim ku do të marrë pjesë dhe Ministrja Bregu.

HAXHINASTO: SHQIPËRIA HAPA PARA
Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto gjatë fjalës së tij mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Bruksel duke rënditur angazhimet dhe progresin që ka bërë vendi ynë për marrjen e statusit të vendit kandidat, mes tyre punën për reformën zgjedhore dhe parlamentare, si dhe miratimin e të gjitha ligjeve me 3/5.  theksoi se 2012 është viti i mundësive të mëdha për vendin. 

Haxhinasto nënvizoi se pas konsultimeve ka përfunduar plani i veprimit, ka progres në reformën parlamentare dhe zgjedhore, ndërkohë që prioritet i qeverisë mbetet lufta kundër korrupsonit. “Kemi besim se në këtë vit do jetë viti që Shqipëria do të marrë hapa të rëndësishëm. 2012 vit i mundësive tona, jemi të angazhuar për të kthyer mundësinë në realitet, ka pasur përpjekje në të gjitha fushat”,- deklaroi Haxhinasto. 

BUSHATI: QEVERIA TI KTHEJË FJALËT NË VEPRA
Kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati duke theksuar kontributin e opozitës në përmbushjen e angazhimeve, tërhoqi vëmendjen se qeveria duhet ti kthejë fjalët në vepria. Bushatit nënvizoi se zgjedhjen e gjyqtarëcve kanë qënë në politizuara.

“Zgjedhjet në Gjykatatën e lartë dhe Kushtetuese kanë qënë të politizuara, pjeaa më e madhe e zgjedhur nga presidneti Topi janë hedhur poshtë nga parlamenti. t. Gjykata ksuhtetuese do ketë 8 anëtar jo vetëm 9. Këto fakte tregojnë rëndësinë për të siguruar një proces gjithëpërfshirës për zgjedhjen e presidentit. Gjyqësori, mbrojta dhe shërbimi demokratik janë të rëndësishme, lufta kundër kossupsioni, në gjyqësor, e drejta e pronës dhe antidiskiminimi kundër komunitetit rom, Jmei të gatshëm të heqim imunitetin, do japin kontributin tonë për të cuar para reformën dhe për ti mbikëqyrurr nëse zbatohen sic duhet, kërkojmë që qeveria ti ktheje fjalët në vepra”,- deklaroi Bushati. 

BREGU: NA GJYKONI PËR ATË QË KEMI ARRITUR
Ministrja e Inetgrimit Majlinda Bregu, duke vlerësuar progresin e arritur bëri thirrje që Shqipëria të gjykohej për aritjet dhe për ato që do të arrihen. 

“Ky është moment i rëndësishëm i Shqipërisë. Reforma elektorale, po përpiqet të traskiptojë propozimet e dy partive në përputhje me kërkesat e OSBE/ODIHR, afati shkon deri nesër, por shpirti i dialogut do të jetë mbi gjithcka. Ka pasur frymë të re bashkëpunimi, por janë të pranishëm në planin e veprimit, gjithashtu edhe reformat e tjera të rëndësishme në rrugët Europiane, do theksoja një nga mesazhet e Bushatit për heqjen e imunitetit. Që nga marsi gjatë takimit të MSA në emër të qeverisë i kam shprehuer zotit Mirel gatishmërinë për heqjen e imunitetit për të marrë statusin e vendit kandidat. Ka ende një rrugë të gjatë përpara nesh, ju lutëm të na gjykoni nga ajo që kemi arritur dhe nga ajo që do arrijmë që të ecim para duke patur punët përpara”,- bëri thirrje Bregu.

EDUARD KUKAN: PRESIM REZULTATE TË PREKSHME
Në fjalën e tij kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Eduard Kukan deklaroi se ka marrë së fundmi lajme të mira nga Tirana zyrtare, ku duket se palët politike po bashkëpunojnë, ndërsa e ftojë klasën politike shqiptare të vazhdojë në këtë rrugë dhe të japin rezultatet e pritshme për zgjedhjet presidenciale.

“Është mirë që marrim disa lajme të mira nga Tirana. Koha ecën shpejt, zgjedhjet presidenciale janë afër, duam rezultate të kënaqshme. Unë personalisht jam i kënaqur që situata politike ka ndryshuar. Duhet të vazhdoni me rrugën e kompromisit sic ju kemi nxitur neve”, tha Kukan.

Ai deklaroi më tej se bashkëpunimi mes palëve politike, bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare por edhe me BE duhet të kthehet në rezultate konkrete.

“Do të doja ta shikoja vendin tuaj të ecte përpara. Kur të zbatohen reformat dhe të materializohen vetëm atëherë mund të ecet përpara, mund të merrni statusin”, shtoi Kukan.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›