E Shtunë, 31 Tetor 2026

ODIHR: Numërimi elektronik duhet të përdoret gradualisht

TIRANË- Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut ose sic njihet ndryshe si ODIHR, përsërit qëndrimin se është ende herët që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të futen të përdorim teknologjitë e reja të votimit. 

Në një komunikim për gazetarin Arber Hitaj në Neës 24, zyra e këtij misioni që ndodhet në Poloni, sqaron ODIHR ekskluzive për News24, “Në raportet e zgjedhjeve tona të mëparshme, kemi rekomanduar që teknologjitë e reja të votimit, përfshirë numërimin elektronik të votave, duhet të implemetohen në mënyrë graduale, hap pas hapi dhe jo e gjitha menjëherë. Këtë këshille e kemi paraqitur në mënyrë konsekuente në takimet tona me partitë politike në Shqipëri, përfshirë edhe në tryezen e zgjeruar për cështjet zgjedhore që u mbajt në muajin mars, por edhe në vizitat e ekspertëve tanë javët e kaluara”,- sqaron ODIHR.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Lidhje te tjera PSD-PDS kundër ODIHR për numërim elektronik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›